Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky është shprehur se Rusia i ka vjedhur paqen vendit, por nuk do të arrijë ta shkatërrojë atë.

“Ukrainasit do të donin të jetonin jetën si dikur dhe të gëzonin lirinë. Por ata nuk mund ta bëjnë këtë sepse gjëja më e tmerrshme ka ndodhur: Rusia na ka vjedhur paqen”, ka thënë ai.

Gjithashtu Zelensky nuk i ka ndalur thirrjet për ndërkombëtarët për mbështetje ushtarake dhe ekonomike.

“Ne duam ta ndalojmë luftën ruse para se të shkatërrojë jetën e njerëzve në vende të tjera të Evropës, Afrikës, Azisë, Amerikës Latine. Tani ata janë të gjithë të kërcënuar”, tha ndër të tjera presidenti ukrainas.

Artikulli paraprakSTATUSI KANDIDAT PËR UKRAINËN DHE MOLDAVINË/ ZAHAROVA: LIDERËT E BE-SË NUK PO MENDOJNË PËR PASOJAT NEGATIVE
Artikulli tjetërSHTYPI I DITËS 25 QERSHOR 2022, ÇFARË SHKRUAJNË GAZETAT SOT