Qeveria ruse ka nisur një stërvitje mbarëkombëtare për trajnimin e mbi 40 milionë njerëzve, për të siguruar që vendi është i përgatitur siç duhet në rast të ndonjë lufte bërthamore, kimike dhe biologjike që mund të vijë nga Perëndimi.
Ministria Ruse e Mbrojtjes, përmes një deklarate për medie, ka bërë me dije se për shkak të sjelljes së Rusisë në Siri, “Skizofrenët amerikanë po mprehin armët bërthamore kundër Moskës”. Sipas “Independent”, Ministria e Mbrojtjes Civile, Emergjenca dhe eliminimin e pasojave të fatkeqësive natyrore (EMERCOM), po trajnon një personel me rreth 200,000 njerëz në bashkëpunim me 40 milionë civilë rus. EMERCOM ka shkruar në faqen e saj zyrtare se stërvitja përfshin mbrojtjen nga rrezatimi, armët kimike dhe biologjike të personelit dhe të popullsisë gjatë emergjencave, si dhe ka ndërtuar tunele nëntokësore për mbrojtjen e civilëve deri në 100%. Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit po vazhdojnë të përkeqësohen pas anulimit të marrëveshjes për armët me plutonium, nga ana e Vladimir Putin, gjë e cila e ka shtyrë këtë të fundit të modernizojë arsenalin e saj bërthamor të sulmuesve me rreze të gjatë bërthamore, raketat balistike, kamione dhe nëndetëse bërthamore të armatosura.