Në fjalimin e tij më të fundit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se deri më tani janë çliruar rreth 8 mijë kilometra katrorë të territorit të Ukrainës, shumica prej tyre në rajonin e Kharkivit.

Zelensky theksoi se aktualisht në territoret e çliruara po ndërmerren masa për qetësimin e situatës, dhe se masat e tilla po aplikohen edhe në shumë pjesë tjera.

Gjithashtu presidenti ukrainas ka bërë të ditur se po punojnë në rritjen e mbështetjes së faktorit ndërkombëtar, sa i përket sigurisë dhe të ardhmes së Ukrainës.

“Me partnerët tanë kemi ndërtuar një koalicion kundër luftës që përfshin dhjetëra vende të ndryshme. Ndërsa tani po punojnë që shtetet më të fuqishme që po na ndihmojnë ta shndërrojmë në koalicion të paqes që do të zgjasë përgjithmonë”, shtoi Zelensky.

 

 

Instituti amerikan për Studime të Luftës (ISW) në analizën më të fundit, ka theksuar se Rusia për herë të parë nga fillimi i pushtimit në Ukrainë, haptazi ka pranuar se ka pësuar humbje shumë të mëdha.

“Zyrtarët e Kremlinit dhe mediat shtetërore propaganduese po diskutojnë në masë të madhe për arsyet e dështimit rus në rajonin e Kharkivit, që është një ndryshim i madh në raport me atë se si dikur raportohej për kinse fitoret e Rusisë. Kremlini kurrë nuk ka pranuar se Rusia është mundur nga Kievi, apo më vonë të Ishulli i Gjarprit, ku karakterizohej tërheqja nga Kievi me arsyetimin se prioritet mbetet ‘çlirimi’ i Donbasit dhe tërheqja nga Ishulli i Gjarprit si ‘gjest i vullnetit të mirë’”, thuhet ndër tjera në raportin e ISW-së.

Kremlini tani po punon që ta ‘pastroj’ Putinin nga çfarëdo faji për humbjen, e përgjegjësinë të hedhin të këshilltarët e painformuara të Putinit.

Gjithashtu ISW bën të ditur se humbja e rusëve në Kharkiv, autoritetet ruse kanë tentuar ta shfrytëzojnë për ta përkthyer si mobilizim të heshtur.

Artikulli paraprakZYRTARE, SHQIPËRIA LUAN MIQËSORE ME ARABINË SAUDITE!
Artikulli tjetërJO VETËM EMIGRACION, EDHE INVESTIMET SHQIPTARE PO IKIN JASHTË VENDIT, NIVELI MË I LARTË QË NGA VITI 2011