Përfaqësuesit e Rusisë i kanë sfiduar zyrtarët e Thesarit Amerikan që të paraqesin prova për akuzat e bëra ndaj presidentit, sipas të cilave thuhet se lideri i Kremlinit është një politikan i korruptuar dhe se fsheh një pasuri miliarda dollarëshe.
Për mediat u prononcua zëdhënësi i Putin, Dimitry Peskov. Ai tha se akuzat vijnë nga gazetarë dhe zyrtarë të papërgjegjshëm, duke shtuar se bëhet fjalë për një trrillim mediatik. Thesari Amerikan pretendon se presidenti rus është i përfshirë në një sërë aferash korruptive, pasi ka favorizuar aleatët dhe miqtë e tij me anë të lejimit të shfrytëzimit të aseteve shtetërore. Gjithashtu, ata kanë nënvizuar se edhe vetë Putin ka investuar në mjaft sektorë të ekonomisë, e kryesisht në energjitikë. Shënohet një tjetër rast i virusit të tmerrshëm “Zika” në Europë, kësaj herë në Danimarkë.Një turist danez ka rezultuar pozitiv ndaj këtij virusit që shkakton deformime tek të porsalindurit. Pacienti dyshohet të jetë kontraktuar nga virusi ndërsa udhëtonte nëpër Amerikën Jugore dhe Qendrore, ku Zika po përhapet tani, raportojnë mediat daneze.Pacienti mësohet se është duke u trajtuar në spitalin universitar në Aarhus, qyteti i dytë më i madh Danimarkës.Dane mbërriti në Departamentin e Sëmundjeve Infektive me simptoma të gripit, përfshirë ethe, dhimbje koke por analizat më vonë zbuluan se pacienti ishte infektuar me virusin Zika.