Rusia shpall “non grata” kryeministrin britanik Boris Johnson. BBC raporton se Rusia ndalon kryeministrin Boris Johnson dhe ministra të tjerë të lartë të hyjnë në Rusi për shkak të qëndrimit “armiqësor” të Mbretërisë së Bashkuar për luftën në Ukrainë.
Ministria e Jashtme e Rusisë tha se Sekretares së Jashtme Liz Truss, Sekretarit të Mbrojtjes Ben Wallace dhe 10 anëtarëve dhe politikanëve të tjerë të qeverisë britanike iu është ndaluar gjithashtu të hyjnë në vend.
Masa u ndërmor “duke pasur parasysh veprimin e pashembullt armiqësor nga qeveria britanike, në veçanti vendosjen e sanksioneve kundër zyrtarëve të lartë rusë”, tha ministria në një deklaratë, duke shtuar se së shpejti do të zgjerojë listën.
Rusia tashmë ka ndaluar hyrjen në vend të presidentit amerikan Joe Biden dhe një sërë zyrtarësh të tjerë amerikanë.