I ka dedikuar jetën këngës, pikturës dhe letërsisë. Ruzhdi Keraj është kthyer në vendlindjen e tij, qytetin e Shkodrës për të promovuar dy librat e fundit të titulluar “Një dritare nga qyteti jem” dhe “Shpija e vogël në lagjen Rus”. Me këto dy botime, autori ka një lidhje të veçantë pasi ka përfshirë ngjarje të jetës së tij. Ai shton se ndjen dhimbje kur shikon se me kalimin e viteve janë fshirë gjurmë të kontributit të familjes së tij për qytetin e Shkodrës.
Bashkëshortja Mjaftore Keraj tregon se Ruzhdi Keraj ka dokumentuar dashurinë për të afërmit dhe jetën në librat e tij.
I pranishëm në promovimin e dy librave ishte edhe kompozitori I njohur shkodran David Tukiçi, I cili vlerësoi kontributin e madh të kolegut të tij.
Në promovimin e dy librave të autorit Ruzhdi Keraj, morën pjesë miq dhe kolegë të autorit të cilët kanë ndjekur ndër vite kontributin e tij jo vetëm në letërsinë shqipe, por edhe në muzikë dhe pikturë.