Ryshfeti 18 mijë euro – Oficeri iku nga Shqipëria para publikimit të videoskandalit
Hetuesit e prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë kryer sekuestrimin e dosjes ne Prokurorine e Tiranës për të verifikuar praktikën se kush e ka firmosur lirimin e zhbllokimit të shumës si dhe janë sekuestruar të gjitha pamjet filmike të shfaqura në emision. Rasti i 120 mijë eurove është hetuar në vitin 2014, kurse paratë janë mbajtur të bllokuara dhe pas verifikimeve prokurori duke konstatuar që nuk janë gjetur elementë kriminal, ndërsa vonesa ka ndodhur për shkak të pritjes së letërporosive . Oficeri i policisë gjyqësore i përfshirë në atë që duket si një skandal korrupsioni duke marrë 18 mijë euro për të hequr sekuestron e vendosur mbi llogaritë bankare të biznesmentit G.M dyshohet se është arratisur nga Shqipëria pak minuta para transmetimit të videoskandalit në media. Policia mësohet se ka kryer kontrolle në banesën e Lushës në Tiranë dhe pranë të afërmve të tij në Kukës, por pa e gjetur dot ndërsa prej mbrëmjes së djeshme Lusha ka fikur dhe dy telefonat celularë përfshi dhe numrin e prokurorisë që ai ka në përdorim. Ndërkohë prokurori i pezulluar ka deklaruar para kolegëve të tij në prokurori se nuk ka lidhje me aferën korruptive se ishte i gatshëm të hetohet deri në fund. Braho është marrë menjëhere në pyetje pas emisionit investigativ Stop në Tv Klan, ku shfaqej oficeri i policisë gjyqësore Fatos Lusha teksa merrte 18 mije euro në emër të prokurorit.