Një mision vlerësues i Bashkimit Evropian ka nisur të enjten një vizitë në Kosovë, për të parë shkallën e përmbushjes së tetë kushteve të fundit për liberalizim të vizave.

Misioni mund të japë udhëzime për detyrat e pa përmbushura, por autoritetet kosovare kanë këmbëngulur se nuk do të pranojnë rekomandime shtesë, shkruan sot Koha Ditore. Bekim Çollaku, ministër i Integrimit Evropian, ka thënë të jetë i vonuar ky mision dhe ka shprehur bindjen që ekipi i ekspertëve evropianë do të japë një vlerësim real dhe serioz të punës që është bërë nga ana e Prishtinës zyrtare për përmbushjen e tetë rekomandimeve të fundit. Në dhjetorin e vjetëm, Komisioni Evropian ka ndërmarrë hapin e publikimit të raportit për përmbushjen e kërkesave të udhërrëfyesit për liberalizim të vizave, proces ky që kushtëzohet me përmbushjen edhe të tetë detyrave. Raporti pati paraqitur prioritete kryesore në të cilat duhet të përqendrohet Kosova gjatë periudhës së mbetur të dialogut për liberalizimin e vizave.

Artikulli paraprakBANKIER PËR NJË DITË NE BANKËN AMERIKANE TË INVESTIMEVE
Artikulli tjetërDarmian e konfirmon të ardhmen