Teksa buxheti i ri i bashkisë Shkodër për vitin 2016 është drejt fundit dhe tashmë pritet që të kalohet në mbledhjen e këshillit bashkiakpas edhe dëgjesave publike që do të bëhen është prefekti i qarkut Shkodër Paulin Radovani ai që jep një paralajmërim për këtë buxheti.

Prefekti shprehet qartë se nëse në buxhetin e ri nuk janë të parashikuara investimet që gjatë vitit të kaluar u hoqën për t’ia kaluar ato fonde klubit Vllaznia teksa ndodhej në krizë ekonomike atëherë ai nuk do ta firmosë atë. Radovani premton se do ta shohë imtësisht buxhetin edhe për gabimin më të vogël nëse ka. Prefekti Radovani kërkon edhe përshpejtimin e një investimi në lagjen “Mark Lula” nga ana e bashkisë Shkodër. Pak ditë më parë prefekti Radovani ka kthyer për procedurë edhe paketën fiskale të bashkisë Shkodër ndërsa prej kohësh vijon të jetë kritik nga kësaj bashkie.

Artikulli paraprakORTODOKSËT KËRKOJNË PRONAT, PO PRESIM PREJ 25 VITESH !
Artikulli tjetërSHKËNDIJA ELEKTRIKE RREZIKON DJEGIEN E GJËNDJES CIVILE NË SHKODËR