S’pranohet gjykim i shkurtuar për një prej grabitësve të bankës në ish-bllok

Gjykata e Tiranës nuk ka parnuar gjykim të shkurtuar për Alan Babameton, i cili së bashku me Robert Kullë dhe Roland Litin akuzohen për vjedhjen e bankës në ish-bllok. Seanca e radhës është shtyrë për në datën 18 tetor, ku do të thirren edhe 4 dëshmitarë. Grabitja e bankës ndodhi më 8 gusht të 2016 me anë të hapjes së një tuneli në bodrumin e pallatit, nëpërmjet të cilit grabitën kasafortën me para. Tre të arrestuarit kishin marrë me qira një lokal, të cilin nuk e kishin vënë në punë asnjëherë dhe nga i cili arritën të hapnin një vrimë në mur, duke depërtuar në ambientet e bankës. Por asnjë nga të arrestuarit nuk e kanë pranuar akuzën e ngritur nga prokuroria.

Artikulli paraprakLIDERËT EUROPIAN SHTYJNË PËR NË TETOR BREXIT
Artikulli tjetërBRAKTISËN FËMIJËT JASHTË SHQIPËRISË, PESË BABALLARË MERREN NËN HETIM