Agjencia Për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, një institucion publik shtetëror zhvilloi në qytetin e Shkodrës takimin e dytë informues me organizatat e shoqërisë civile lidhur me prioritetet për projektet që do të aplikojnë këtë vit.
Kjo agjenci jep mbështetje financiare për organizatat që shpallen fituese përmes projekteve që dorëzojne. Kandidatët të cilët kanë aplikuar për projekte duhet që të dorëzojnë formularët para se të aplikojnë për projekte Specialisi i Agjencisë për Mbështetjen e shoqërisë civile Ferhat Aga tregon prioritetet për projektet përfituese.
Të pranishëm në këtë takim informues ishin një pjesë e mirë e shoqatave të shoqërisë civile në Shkodër të cilat pritet që të aplikojnë për t’u bërë fitues.Fondi total i Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile është 100 milion lekë.