Nje debat ka nisur mbrëmjen e sotme gjatë takimit të Sali Berishës me demokratët e Shkodrës, në kuadër të iniciativës Foltorja.

Një vajzë e re e cila u prezantua si Stela, e pyeti Berishën sa anti-komunist ka qenë këto 30 vite, dhe ndërkohë që ish-kryedemokrati po listonte arritjet e tij, e reja me sa duket nuk ishte dakord.

Teksa e mori fjalën disa herë, organizuesit e takimit u mundua të mos ia jepnin më mikrofonin, mirëpo hasën në rezistencen e Berishës, i cili i tha që ta lejonin të fliste.

Pjesë nga debati:

Stela: Vij nga familje e persekutuar. Jetoj në diasporë. Në Shqipëri kemi probleme me ligjet e komunizimit. Nëse për 45 vite janë shkelur të drejtat e të gjithë shtetasve shqiptarë, realisht si nga PD dhe PS, kjo e fundit e dimë që rrënjët i ka nga komunizmi, si është e mundur që eshtrat e familjarëve tanë nuk gjenden?

Berisha: Në vitin 1995, PD ishte partia e parë në Europën ish-komuniste miratoi ligjin e dënimit të genocidit komunist. 10 vite pas nesh e ka miratuar Polonia këtë ligj. Me këtë ligj janë dënuar 75 eksponentë. Viktimat e komunizmit janë në numër më shumë se ato të nazizmit. Mbi 100 milionë. Nuk u bë Nuremberg për komunizmin. Nëse për nazizmin u organizua gjykata ndërkombëtare, për nazizmin kjo nuk u bë. Ligjin nuk e pëlqyen. Diktaturë si kjo në Shqipëri nuk ka patur askund në Europë. Kemi miratuar edhe ligjin e … Mijëra prokurorë u larguan nga detyra. Me dekret Presidenti u shkri policia sekrete e Enver Hoxhës. Përcaktuam dëmshpërblim, për njohjen e dëmit që i është bërë të burgosurve politikë. Asgjë që u është dhënë si dëmshpërblim, nuk ka qenë gjë tjetër veçse djersë dhe mundi i tyre. Lista e veprave të ndërtuar nga të dënuarit është e jashtëzakonshme. Përcaktuam sapo erdhëm në qeveri dëmshpërblim 18 dollarë dëmshpërblim. Qeveria socialiste që erdhi në 97 i ndërpreu dhe nxorri nga burgu ata që u dënuan për krimet e komunizmit. Lidhur me të zhdukurit.

Stela: Problemi kryesor për gjitha të këqijat janë krimet e komunizmit. Unë jam fëmijë i viteve 90. Unë e di shumë mirë të dish çfarë do të thotë të mos shkosh në sport se silleshin bandat. Në vitet 90 ky sistem ka gjeneruar breza që sot nuk dinë të shkruajnë. Duhet të zbatohen ligjet. Ju duhet të filloni duke u marrë me krimet e komunizmit që të keni dhe vërtetësi si Parti Demokratike.

Berisha: Të lutëm jepja mikrofonin. Ju lutem. Nuk prish punë. Të lutem jepja mikrofonin. Prit Stela merre. Ta dëgjojmë. Çështja qëStela shtron është më e dhimbshja e shoqerisë.

Stela: Njerëzit kanë probleme me termin e demokracisë. Bëhet fjalë për të ardhmen e brezave.

Berisha: Shumë drejtë e ke.

Stela: Keni fëmijë , mbesa e nipa, duhet që t’i mbushni mendjen brezave që të rikthehen në Shqipëri. Jo t’ia hiqni mikrofonin.

Artikulli paraprakXHAÇKA ME AMBASADOREN YURI KIM INAUGUROJNË “SHTËPINË RYERSON”: SHQIPËRIA SOT ALEATE SERIOZE DHE E DENJË E SHBA-VE
Artikulli tjetërMOT I KTHJELLËT DHE I FRESKËT, PARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E SOTME