76.3% E QYTETARËVE SHQIPTARË, NGA 1 JANARI DO TË PAGUAJNË MË SHTRENJTË. 76.3% e qytetarëve shqiptarë, që ndër vite nuk e kanë kaluar fashën, deri në 300 Kë, duke nisur që nga 1 janari energjinë elektrike do ta paguajnë më shtrenjtë. Shifra e konsumatorëve është parashikuar në Raportin e Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2013 dhe ajo që vihet re është fakti se është rritur numri i familjeve shqiptare që respektojnë këtë fashë, në mënyrë që të paguajnë energjinë me 7.7 lekë.

Por sa më shumë do t’i kushtojë një familje heqje e fashës, deri në 300 kw/orë?Në bazë të përllogaritjeve, një familje që sot konsumon deri në 300 kw/orë paguan 2800 lekë në muaj sëbashku me TVSH. Pas heqjes së fashës çmimi i energjisë pritet të bëhet 10.2 lekë për Kw/orë dhe një familje që respektonte fashën do të duhet të paguajë 1 mijë lekë më shumë se më parë. Qeveria ka deklaruar se do të kompensojë çmimin e energjisë për personat në nevojë, por shifra e dhënë nga Ministria është shumë më e vogël në krahasim me konsumatorët që preken nga heqja e fashës deri në 300 kw/orë.Sipas Ministrisë së Mirëqenies Sociale, janë 203.928 familje, të cilat do të përfitojnë kompensim për energjinë elektrike. Ndërkohë të dhënat e raportit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike, numërojnë rreth 1 milion e 200 mijë konsumatorë dhe në bazë të një përllogaritje 900 mijë konsumatorë do të paguajnë më shtrenjtë energjinë elektrike dhe nuk do të marrin asnjë kompensim, duke i rënduar më shumë jetesës së përditshme.Aktualisht pranë ERE , OST ka dorëzuar kërkesën për rritje të çmimit të energjisë, ndërkohë që pritet dhe aplikimi i OSHEE-së dhe KESH-it.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/SGm_Ng_hels?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakTRAFIKIMI NË SYTË E FËMIJËVE
Artikulli tjetërMASAKËR NË TIRANË, 4 TË VRARË