580 milionë euro ose 65 miliardë lekë është shuma që qeveria shqiptare vendos në dispozicion të sektorit publik të shëndetësisë në vit. Sipas një analize, paratë e akorduara nuk mbulojnë të gjitha shpenzimet për shëndetin, pasi një pjesë e nevojës së pacientëve si: blerja e ilaçeve, pagesat e klinikave dhe spitaleve private, dalin nga xhepat e qytetarëve, e sidomos përmes rryshfetit. Por sa është kostoja e shëndetit për shqiptarët, përfshirë pagesën e buxhetit të shtetit dhe paratë e shpenzuara nga vetë qytetarët?
Anketa e fundit e buxhetit të familjes, që i referohet vitit 2021, tregon se si janë ndarë shpenzimet mujore të familjeve shqiptare, të cilat rezulton se fiksohen në kufirin e 4.542 lekë. Në vit kjo shifër ngjitet pranë rreth 54 mijë lekëve. Nëse këtë shifër e shumëzojmë me totalin e familjeve në vendin tonë, rreth 765 mijë të tilla, shifra fiksohet në 41.7 miliardë lekë, ose rreth 370 milionë euro. Po nëse këtë shifër do ta krahasonim me totalin e shpenzimeve publike për shëndetësinë në vitin 2021 kur fiskoheshin 57 miliardë lekë, pagesat e familjeve nga xhepi për shëndetësinë do të llogariteshin me 72 të atyre buxhetore.
Kjo do të thotë se sipas shifrave 65 miliardë lekë ose 580 milionë euro shpenzohen për shëndetësinë nga buxheti i shtetit nëpërmjet taksave të qytetarëve, dhe 42 miliardë lekë ose 370 milionë euro dalin nga xhepat e qytetarëve., për një total vjetor prej rreth 950 milionë eurosh, ose rreth 1 miliard dollarësh. Kjo shifër, për një familje në total vjetor llogaritet të dalin nga xhepi rreth 1.240 euro në vit.