Te marrësh punëtorë nga jashtë nuk është e lehtë, madje po rezulton si një proces me kosto. Nga pajisja me vizë e aplikimi për leje pune te transporti e akomodimi, një biznes duhet të paguajë rreth 850 euro për marrjen e një punonjësi të huaj nga jashtë. Veç shpenzimeve të dukshme, marrja e punonjësve të huaj shoqërohet shpesh me kosto të mëdha në kohë.
“Në vendet ku ne aplikojmë për marrjen e punëtorëve, Shqipëria nuk ka ambasadë. Ndaj ne duhet të t’u referohemi vendeve fqinje apo më larg. për të marrë vajzat Nga Filipinet ne duhet t’i referohemi ambasadës në Romë,” thotë Florjan Zekja nga sektori i manifakturës.
“Po të marrim punëtorët me kombësi nga Bangladeshi mund të them se ka qenë një dështim total. mund të them me siguri të plotë se të gjithë ana nga Bangladeshi që kanë ardhur, janë larguar më pas jashtë.” Të dhënat nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive tregojnë se numri i të huajve që pajisen me leje pune po rritet nga viti në vit. Pjesa më e madhe e tyre janë punësuar në industrinë përpunuese, ndërtim, bujqësi, peshkim, tregti apo informacion dhe komunikim.