Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe motit të nxehtë, ku qarku i Elbasanit dhe i Gjirokastrës do të rregjistrojnë temperaturat më të larta.
Orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta të cilat më të theksuara do të jenë në zonat malore veriore dhe verilindore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 39°C.
Në Elbasan termometri do të shënojë temperaturat maksimale deri ën 39 gradë ndërsa Në Ersekë dhe Puka temperatuart minimale do të zbresin deri në 17 gradë.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim deri në 2 ballë.