Sabah Bizi ka zhgënjim për gjithë këto vite pasi ka lënë futbollin e luajtur.
“Kam kërkuar veç ngrohtësi por nuk e kam menduar se qyteti im Shkodra do t’më harrojë”. Kështu shprehet një prej futbollistëve me të cilin shkodranët e shqiptarët krenohen kudo. Edhe pse me vështirësi, Bizi shpreh zhgënjimin e tij. Bizi ka një mesazh për të gjithë drejtuesit vendor e qëndror por edhe për këdo tjetër teksa e thotë qartë se figurat e mëdha që kanë kontribuar për qytetin e Shkodrës por edhe për Shqipërinë duhen vlerësuar e jo të lihen në harresë. Të flasësh me Sabah Bizin nuk është aspak një mision i lehtë. Daljet e tija publike janë të rralla dhe një prej arsyeve që ka qëndruar veçmas është harresa totale ndaj emrit të tij, kontributit dhe vlerave që i dha Shkodrës e Shqipërisë, nga njëherë deri në përçmim edhe pse jo vetëm se nuk e meriton por do të ishte vlerë e shtuar për këdo nderimi dhe respektimi i një emri si Sabah Bizi.