ANËTARI I KËSHILLIT TË PD APEL QYTETARËVE PËR ZGJEDHJET E 21 QERSHORIT. “Në këshillin e ri të bashkisë Shkodër nuk duhet të jenë kllounët e politikës”. Ky është apeli i anëtarit të këshillit Sabri Bushati drejtuar qytetarëve në prag të zgjedhjeve të 21 qershorit.Bushati bën edhe një krahasim.I pyetur më pas nga Star Plus për këtë deklaratë nëse ka lidhje me partitë politike, Bushati thotë se është për qytetarët.

Sa i përket Partisë Demokratike, pjesë e së cilës është Bushati thotë se këtë mandat nuk kishte shumicën në këshill.Kjo deklaratë nuk është një ndjenjë zhgënjimi duke qenë se Bushati nuk është pjesë e listës së PD për këshillin bashkiak.Ky mesazh domethënës i Sabri Bushatit vjen pasi ditët e fundit po aludohet shumë për shit-blerjen e votës e në të njëjtën kohë meritokracitë e atyre që përfaqësojnë listat e partive politike për këshillin e ri bashkiak.

Artikulli paraprakKETI BAZHDARI VIJON TAKIMET ME QYTETARËT
Artikulli tjetër2450 MATURANTË GATI PËR PROVIMIN E DYTË