Futbollisti i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku është në garë për një sukses personal.
Sulmuesi i skuadrës së Luganos, pas formës së mirë që po kalon, është zgjedhur mes pesë finalistëve për cmimin “Lojtari i Muajit” në kampionatin zviceran të futbollit. Ky vlerësim vjen pas ecurisë së shkëlqyer të futbollistit në sfidat e muajit të fundit me ekipin e drejtuar nga Paolo Tramezzani dhe mbi këtë fakt mbështetet dhe përzgjedhja e tij nga e përditshmja “Blick”. “Lugano fitoi në të pesta sfidat gjatë prillit dhe Sadiku nuk luajti vetëm një prej tyre. Shënoi dy gola dhe dha tre asist. Për të nota maksimale”, lexohet në përshkrimin që shoqëron nominimin e sulmuesit kuqezi në garën për cmimin e “Lojtarit të Muajit”.