Armando Sadiku shënoi një gol të jashtëzakonshëm në Europa League, por kjo nuk i shërbeu Zurich të largohej me pikë nga fusha e Villarreal.

Sulmuesi shqiptar realizoi nga jashtë zonës që në minutën e dytë të takimit, por përjekjet e mëvonshme të lojtarëve spanjollë sollën përmbysjen e rezultatit dhe fitoren 2 – 1 për vendasit. Në fushë gjatë të gjithë kohës ishte edhe Burim Kukeli. Qarabag i Ansi Agollit barazoi 2 – 2 me Slovan Liberec, ndërsa Viktoria Plzen e Ergys Kaçes e mbylli me rezultatin 1 – 1 takimin me Roma. Befasi edhe për një pretendet për trofeun si Manchester United, që pavarësisht yjeve në grup u mund 1 – 0 nga Feyenoord në Roterdam. Inter vijon të zhgënjejë duke u mundur në Europë. Zikaltërit pësuan një disfatë në shtëpi 2 – 0 nga skuadra izraelite Hapoel Be’er Sheva. I vetmi ekip italian që mori një fitore në takimet e para të fazës së grupeve ishte Sassuolo, 3 – 0 me Athletic Bilbao. Europa League zhvilloi të enjten 24 ndeshje.

Artikulli paraprakDEKLARATAT NË EMISIONIN “OPINION”, SHOQËROHET NË PROKURORI GAZETARI ARTAN HOXHA
Artikulli tjetërGJENDET NJË TJETËR PJESË E AVIONIT TË ZHDUKUR MH370