“Saga e Dhimbjes” një libër i botuar sëfundmi nga autorja Fatbardha Saraçi Mulleti është sjellë nga vetë autorja në një bisedë në emisionin e mëngjesit “Info Plus” të gazetares Noela Pjerza. Libri “Saga e Dhimbjes” ashtu si edhe botimet e tjera të Fatbardha Saraçi Mulleti i kushtohet të shtypurve në kohën e regjimit monist në Shqipëri.
Libri “Saga e Dhimbjes” përveçse tregon se çfarë pësoi shtresa e ish të përndjekurve që në fakt ishin elita intelektuale në Shqipëri duke i vrarë e burgosur, ka një vëmendje edhe për femrën shkodrane dhe sakrificat e tyre.
Botimi i këtyre librave shprehet autorja është asgjë më shumë përveçse për të treguar të vërtetën.
Pavarësisht viteve të moshës Fatbardha Saraçi Mulleti vazhdon të ketë një energji të madhe ndërsa në të ardhmen mund të sjellë të tjera botime dhe dëshmi të rëndësishme për historinë dhe brezat për regjimin totalitar monist.