VITI 2015 PRITET TË SJELLË NDRYSHIME PËR KËTË OBJEKT. Ky pellg mbeturinash nuk eshte ndonje vendhedhje mbeturinash as ndonje zone perifike e qytetit por eshte ish-Muzeu Historik i qytetit te Shkodres apo siç te gjithe e njohin “Sahati i Inglizit”. Shtepia e lordit Paget nga Anglia dikur nje nga vendet me te bukura e te vizituara te Shkodres sot fatkeqesisht eshte kthyer ne nje vendhedhje mbeturinash.
Ne kete rrenoje dikur ndodhej Muzeu Historik i Shkodres por me kalimin e ketij muzeu prane shtepise “Oso Kuka” ne Zdrale dhe privatizimin e kesaj ndertese rishtazi ka filluar degradimi.Kjo ndertese qindra vjecare perveq copetimit qe i beri regjimi komunist duke derguar sahatin me tre fusha ne gjirokaster, ne vendlindjen e diktatorit, sot 24 vjet pas renies se komunizmit edhe ajo cka ka mbetur pra kulla e sahatit po mbulohet nga rrenojat, mbeturinat e ndertesat perqark madje edhe pemet e larta buze kesaj kulle bllokojne totalisht pamjen e kulles nga rruget e qytetit. Meqe sapo ka filluar nje vit i ri shpresohet se Ministria e Kultures dhe instancat e tjera ne varesi te saj te ndermarrin masa per fatin e ketij objekti. Nga Sahati i inglizit kane mbetur vetem rrenoja dhe mbeturina e ky fenomen mjerisht ndodh mu ne qender te nje qyteti gjurmet e te cilit datojne qe para 2500 viteve dhe qe njehere e nje kohe njihej si djepi i kultures ndersa Ding-donget e sahatit qindra vjeçar me tre sy bukur ne Shkoder duket se kane pushuar pergjithmone.