Saimir Pirgu sot në Barcelonë interpreton në koncertin për Verdin

Tenori i njohur shqiptar me famë botërore Saimir Pirgu do të ngjitet sonte në skenën gjigante të Pallatit të Muzikës Katalanase (Palacio de la Música Catalana) në Barcelonë. Pirgu do të interpretojë në koncertin “Verdi, Messa Da Requiem” kushtuar kompozitorit të mirënjohur italian të operës, Xhyzepe Verdi (1813-1901). Në rrjetin social të FB Pirgu shkruan se do të performojë bashkë me sopranon Erika Grimaldi, mezosopranon Violeta Urmana dhe baritonin Michele Pertusi. Koncerti “Rekuiem Verdit” do të nisë prej orës 20:30 dhe do të përcillet nga Orkestra Simfonike e Londrës nën dirigjimin e Gianandrea Noseda-s. Artisti shqiptar mbrëmë ka mbajtur provën gjenerale dhe ka postuar disa foto nga salla madhështore ku do të performojë mbrëmjen e sotme. Salla koncertale ku do të këndojë Pirgu është një nga perlat e arkitekturës operistike në Barcelonë. Pallati i Muzikës Katalonase (Palacio de la Música Catalana) gjendet në rajonin autonom të Katalonisë në kryeqytetin spanjoll. I dizenjuar në stilin modernist katalanas nga arkitekti Lluis Domenech, ky pallat ruan gjurmët e asaj që quhet si Rilindja Katalonase

Artikulli paraprakPERSERI LEKUNDJE TERMETI NE MAQEDONI
Artikulli tjetërPD HOMAZHE NE 18 VJETORIN E VRASJES SE AZEM HAJDARIT