Saimir Pirgu shqiptari i parë kandidat për Grammy Awards

Tenori shqiptar me famë Botërore Saimir Pirgu është nominuar nga kritika botërore për çmimin më prestigjioz muzikor “Grammy AWards 2017”. Pirgu ka postuar një status në facebookun e tij ku shprehet konkretisht rreth nominimit. “Jam shumë i gëzuar që opera “King Roger”, shfaqur në operën mbretërore të Londrës, është përzgjedhur si “Regjistrimi më i mirë operistik ” per çmimin Grammy AWards 2017. Urime të gjithë kolegeve të mi dhe le të shpresojmë për Gammyn. Jam i surprizuar edhe nga kritika botërore që e ka zgjedhur si në pesë produksionet më të mira”, shkruan Pirgu. Sipas tij për këtë çmim kanë garuar rreth 1 mijë produksione, ku në garë kanë mbetur pesë albume, ku janë të nominuar më të mirët. Mes të nominuarëve është opera “Krol Roger”, ku rolin kryesor e ka Saimir Pirgu. Opera “Krol Roger”, me regjisor Kasper Holten e me dirigjent Antonio Pappanin, e me producent Jonatahn Allen është vënë në skenë në Royal Opera House në Londër, ku kritika e quajti interpretimin e tenorit shqiptar Saimir Pirgu Brilnat. Tashmë kjo opera është nominuar në kategorinë “Best Opera Recording”, për çmimin prestigjioz “Grammy”. Pas këtij rezultati Saimir Pirgu është shqiptari i parë i nominuar për këtë çmim.

Artikulli paraprakKLD DREJT SHKRIRJES, POR ZGJEDH 5 GJYQTARËT E KOLEGJIT ZGJEDHOR
Artikulli tjetërGODINA E GJYKATËS SË APELIT NË SHKODËR DO T’I KALOJË PS