Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri po jep një konferencë shtypi nga Kryesia e Kuvendit.
“Unë prita për dy javë resht që të flisja në parlament, jam këtu për të ndarë me ju një qëndrim timin. Nuk ka mbetur i madh e i vogël për mua filloi një tjetër histori që po përballem.
Kam 6 muaj që hesht dhe dëgjoj lloj lloj race që nuk ka lënë gjë pa thënë sa të kisha qeverisur për 30 vite dhe në vend të të gjithëve para meje nuk do të kisha imgjinuar kaq akuza për veten time.
Nga kriminel, trafikant apo kokë e mafies, apo dru i shtrembër, këtë e kam quajtur kur gjyqin ta bën djalli. Kur gjyqin ta bën djalli, jo se unë jam engjëll, pasi kam gabimet, por jo të ma bëjë ajo racë që nga politika ka vjedhur dhe nuk ka bërë asgjë.
Kanë thënë se më mbrojtur Rama, shumica apo imuniteti, nuk dua dhe as më duhet të mbrojë askush dhe asgjë.
Tani dëgjoj që jam bërë pengesë për integrimin e Shqipërisë. Nuk rri në parlament për të pasur paprekshmëri dhe jo të kem shans të pengoj rrugën e integrimit. Kam gjashtë muaj që hesht, mjerë njerëzit që i dëgjojnë këta palaço.
Unë kam tetë vite në parlament dhe duket sikur kam 80. E vërteta ka një cmim edhe gënjeshtra ka një cmim më të mirë, por çmimi i lirisë është më i vlefshëm se ai i karrierës sime.
Por kur dëgjoj këta në parlament si vajtore dhe luten në emër të popullit, kërcënojnë apo shajnë, apo kërkojnë edhe falje në emër të popullit dhe këta luajnë teatrin e zakonshëm dhe populli mban dhe dëgjon dhe kur i shoh ngushëllohem disi.
Sa kanë bërë për puna është shumë pak nga ajo që i kanë bërë popullit. Të vrasin natën dhe të qajnë ditën, hajduti fjlet për ndershmëri. Heshtja ime del nga manuali i shumicës së politikës sot, por sa di kushdo që do të ishte në pozitën time.
Unë akuzohem për trafikant, unë drejtësinë do e pres dhe kërkoj në gjykatë, por pyes veten, këtë gjyqin publik, që më bëjnë këta që kanë qeveritar 25 vite. Më akuzon Basha, që nuk u lodh duke vjedhur dhe vrarë dhe nuk u gjykua.
Mbi 200 mln euro vjedhje, as u hetua dhe u gjykua, shkonte në Lazarat kur droga ishte lum. Sot del si shul dhe më akuzon mua. Më akuzon Berisha, që vetë kanë qenë dhe janë pas murit të pandëshkurshmërisë për vrasje.
E kanë rrënuar Shqipërinë më keq se cdo pushtues. Më akuzon Monika dhe Ilir, që nga do që ti kapësh nuk ka ujë të shenjtë që tu heq njollën. Për mua nuk del një shqiptar që të thotë se jam hajdut, tendera apo të tjera, unë rroj edhe do të përballem edhe për këtë akuzë, por këta të mjerë si rrojnë? Si ia hodhën drejtësisë, blenë gjyqtarë prokurorë dhe shpërndarë tendera.
Me këta kanë blerë rehatin, duke blerë kundërshtarin në parlament, duke blerë heshtje në bodrumet e parlamentit. Duke blerë gazetarët të huaj, ambasadorë, deputetë të huaj në kurriz të popullit dhe më bëjnë mua moral.
Ndaj ndeshja ime sot, duket si kurriz i përkulur, nëse ndokush heshtjen time e ka marrë për nënshtrim për dobësi, frikë apo dorëzim, nuk më paskeni njohur fare, as jam dorëzuar dhe nuk kam ndërmend.
Iu drejtohem edhe kolegëve të grupit, por nëse ka edhe një koleg të vetëm që fjalë dykuptimshme mund të drejtojë gishtin te unë, e ka gabim, duhet pak durim, po pres drejtësinë time. Unë nuk dua ti iki dhe as ti shmangem drejtësisë. Unë nuk aq forcë për të gënjyer, por forcë për të vërtetën.
Njëri vinte dhe më sugjeronte, se nuk isha unë, por Rama koka e drogës dhe kështu shpëtoja, unë heshta, tregtarët dhe pazarxhinjtë dolën në treg. Tani janë të gjithë bashkë përballë meje, unë këtu jam dhe do ia dal.
Për turpin më të madh sot Visho Ajazi është ambasador. Ilir Meta sikur e do puna njëherë mbi palët… mbeta unë të dëgjoj avazin e Saliut dhe Lulit. Edi Rama në fillim i falënderoi për kontributet, ndërsa pasardhësi im ia kalo edhe Saliut edhe Lulit.”