Saimir Tahiri nga sot nuk do të jetë më deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Ish-ministri i Brendshëm në hetim për dosjen Habilaj përmes një konference për mediat njoftoi se ka vendosur që të tërhiqet nga mandati i deputetit për t’u përballur me drejtësinë si një qytetar i thjeshtë.

Tahiri deklaroi se nuk ka nevojë për mandat apo imunitet për t’u mbrojtur, ndërsa shtoi se kjo nuk është ndeshja e tij e fundit, por e para duke premtuar se beteja do të vijojë.

Pas deklarates se deputetit Tahiri se do dorezonte mandatin e deputetit,duke qenë se Tahiri e ka fituar mandatin në Tiranë si pjesë e listës shumëemërore të Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017,

vendi i lënë bosh prej tij do duhej të merrej nga Spartak Braho, i cili është personi i parë në listë.

Në rast se Braho, që aktualisht është këshilltar i Edi Ramës, jep dorëhqejen, atëhere mandati do t’i kalonte Elio Hyskos, kryetarit të FRESSH.

Fill pas tij në listë vjen më tej Milena Harito, ish-ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Teknologjinë

Artikulli paraprakBIE NGA KATI I 3-TË I PALLATIT, HUMB JETËN 50-VJEÇARI
Artikulli tjetërFËMIJËT NË GRACKËN E TEKNOLOGJISË