Mbështetës të Sali Berishës janë mbledhur sërish këtë të martë poshtë pallatit të ish-kryeministrit në rrugën ‘Mustafa Matohiti’.

Mes mbështetësve ishte dhe deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, i cili mbajti fjalën e tij. Ndërkohë qytetarët mbajnë në duar pankartat me slogane “Ram-izin ta rrëzojmë sërish”, “Nuk duam Parlament monist”.

Kujtojmë se ish-kryeministri Berisha ndodhet në ‘arrest shtëpie’, në lidhje me dosjen “Partizani”, ndërkohë që sot ka kërkuar leje për të shkuar në Parlament.

Artikulli paraprakKRYEMINISTRI MAQEDONAS FTON RAMËN, KURTIN DHE VUÇIÇIN NË TAKIMIN E PËRBASHKËT NË SHKUP
Artikulli tjetërBERISHA MESAZH MBËSHTETËSVE: RAMA GABOI RËNDË, OPOZITA QËNDRON ME DINJITET