Në protestën e opozitës së bashkuar, ka mbajtur fjalën e tij përmes një video-konference edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Berisha tha në fjalën e tij, se Edi Rama është ai individ, që ka larguar në 10 vite, 1 milionë shqiptarë nga vendi. Berisha akuzoi Ramën se po tenton ta zhdukë opozitën, duke vepruar njësoj si liderët politikë në vende si Rusia dhe Uganda.

Berisha: Të nderuar qytetarë. Përshëndetje për ju, për të gjithë, që keni mbushur sheshin nga çdo trevë e shqiptarisë. Uragani juaj është uragani i lirisë. Enver Hoxha ishte Hitleri shqiptar. Sot pas 33 viteve demokracie, në krye të vendit ka ardhur një njeri, që e ka zhytur vendin në mjerim dhe ka larguar në 10 vite qeverisje, 1 milionë shqiptarë. Non grata im ishte si termi i dikurshëm “armiku i popullit”. Fill pas kësaj, na grabitën vulën e partisë. Na mohuan financat, na mohuan komisionerët në qendrat e votimit. I frynë qëllimisht zjarrit të përçarjes dhe konfliktit mes nesh. Lideri i opozitës u arrestua si person nën hetim si në Rusi dhe u tentua t’i ndalohej fjala e lirë.

Artikulli paraprakALBANA VOKSHI PARA PROTESTUESVE: VENDI JONË ËSHTË NË RREZIK
Artikulli tjetërKRYETARI I BASHKISË SHKODËR BENET BECI PROJEKT PËR FINANCIMIN NË FUSHËN E ZHVILLIMIT URISTIK E URBAN