Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka kujtuar sot 23 vjetorin e hyrjes së forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha ka theksuar se kjo është një ditë mirënjohjeje për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

“23 vjetori i hyrjes së NATO-s në Kosovë! Të dashur miq, si sot 23 vjet më parë, pas tre muajsh bombardimesh të infrastrukturës ushtarake të Beogradit nga fuqitë ajrore të NATO-s, trupat tokësore të Aleances hynë si çlirimtare në Kosovë.

Kjo është një ditë e shënuar historike për Kosovën, kombin shqiptar dhe NATO-n. Kjo është një ditë mirënjohjeje të pakufijshme për të gjithë ata që luftuan dhe dhanë jetën për lirinë e Kosovës, për Aleancën e Atlantikut të Veriut, ushtritë dhe vendet anëtare të saj, në veçanti për SHBA-të dhe presidentin Bill Klinton që udhëhoqën betejën e NATO-s për çlirimin e Kosovës. Rroftë Kosova, rroftë NATO!”, ka shkruar kreu i PD-së.

Artikulli paraprakSHKODËR, NATA E DYTË E FESTIVALIT TË KËNGËS PËR FËMIJË
Artikulli tjetërTRONDITËSE! I BIRI HUMB JETËN NË PUNË, E ËMA SHKON TA SJELLË NË SHTËPI POR VDES NË AKSIDENT RRUGOR