Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh nga qytetari dixhital, që njofton se Klement Balili, shqiptari më i kërkuar në dy vitet e fundit është vetëdorëzuar.

Sipas Berishës, i cili i referohet mesazhit, Balili është dorëzuar te Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa shton se është nisur drejt Tiranës me Rigels Balilin.

“Dorezohet Klement Balili! Qytetari dixhital informon. Pershendetje doktorin vetdorezohet kelment Balili ne prokurorin e krimeve te renda ai esht nisur drejt tiranes me Rigels Balilin” shkruan Berisha.

I cilësuar si ‘Escobari i Ballkanit’ baroni i drogës është i akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Policia në harkun e dy viteve ka dështuar që ta prangosë në shumë operacione të zhvilluara në disa qytete në jug të vendit, ndërsa sipas Berishës sot është dorëzuar.

Artikulli paraprakSHKODËR, ÇDO DITË FRAKTURA PËR SHKAK TË NGRICËS
Artikulli tjetërRAMA KËRKON MBLEDHJE TË JASHTËZAKONSHME TË KUVENDIT, PRITET VOTIMI I MINISTRAVE TË RINJ