Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka thirrur në interpelancë ministrin e Brendshëm, Blendi Çuçi. Ai e ka pyetur lidhur me aksionin e qeverisë për ndërtimet pa leje si edhe për situatën e krimit në vendin tonë.

“Të kemi shpallur në kërkim, jemi bërë si ju me kriminelët, ju shohim, por nuk iu kapim dot, prej vitesh kriminaliteti hstë i rënduar, të gjithë ndeshen me pafuqinë e drejtuesve të policisë së shtetit që reflektohet edhe të policët e thjeshtë,. E kam kërkuar në kushte kur Shqipëria ishte përditshëm nën dhunën e kriminalitetit, shqetësim trafiku i paligjshëm i shqiptarëve dhe qeveria nuk pati asnjë reagim publik e jo më për të çuar përpara

përgjegjësisë trafikantët, a ka plan qeveria dhe ministria e Brendshme për të luftuar krimin, nëse po cili, ka një objektiv të shkruar që duhet të punojë, masat e marra nga qeveria për të ndryshuar gjendjen e krimit të organizuar, a ka ndikuar dështimi i OFL dhe Vettingut për t’i dhënë krah krimit, ju keni deklaruar se drejtori i policisë u shkarkuar për mos arritjen e objektivit, policia e paaftë të ndwrhyjw te njerëzit që kanë lidhje me pushtetin, sa është numri i subjekteve të konstatuara që kanë kryer ndërtime të palihjshme

apo e kanë shkelur ligjin, na vini listën e plotë të këtyre subjekteve, sa është numri që IKMT ka referuar në prokurori për ndërtimet pa leje. A janë marrë masa apo kallëzuar penalisht zyrtar për kanë shkelur ligjin”, tha Salianji.

Artikulli paraprakZGJEDHJET VENDORE/ PS PA NJË DATË TË PREFERUAR, BALLA: GATI TË SHKOJMË NË ZGJEDHJE NË ÇDO DATË QË DO DEKRETOHET
Artikulli tjetërAKSIDENT I DYFISHTË NË AKSIN LEZHË-LAÇ, PËRMBYSET MJETI