Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp, foli mes të tjerash në lidhje me burgosjen e Ervin Salianjit.

Ai u shpreh se nata e parë e kaluar nga Salianji në qeli, ishte një natë e zezë për të gjithë ata shqiptarë që besonin tek e vërteta.

“Një deputet i ri e guximtar që nuk ka patur ndonjëherë poste të rëndësishme zyrtare përveç detyrës e misionit fisnik të besuar nga qytetarët dhe PD si deputet dhe nënkryetar grupi.

U burgos me urdhër të Ramës në një hark kohor maksimalisht të shkurtër nga dhënia e verdiktit anti-kushtetues e anti-ligjor të gjykatës së kontrolluar prej tij.

Kjo natë të cilën Salianji e kaloi në qelitë e burgut, vetëm se guxoi t’u thotë shqiptarëve të vërtetën e vëllazërisë famëzezë Xhafaj të lidhur kokë e xhep me Ramën, është një natë e zezë për të gjithë shqiptarët të cilët besojnë tek e vërteta.

Ishte natë feste për vëllezërit Xhafaj dhe të gjithë vëllazëritë e mafias e drogës në Shqipëri”, u shpreh ai.

Artikulli paraprakDJE FILLOI DËNIMIN ME BURG, ERVIN SALIANJI NIS BETEJËN LIGJORE! MBROJTJA PËRGATIT SHKRESËN PËR PEZULLIM NË GJYKATËN E LARTË
Artikulli tjetërMBI 25 MIJË VIZITORË NË MUZETË E SHKODRËS