Ervin Salianji ka akuzuar Lindita Nikollën se po shkel Kushtetutën me vendimet e saj për përjashtim deputetësh duke thënë se marrin urdhra nga Edi Rama por në kohën kur ishin në opozitë kanë bërë më keq e s’janë përjashtuar.

“Si kryetare Kuvendi në vend që të jeni garantë e Kushtetutës, jeni në shkelje duke plotësuar kërkesat e partisë. Nëse jepni një gjë me të drejtë ka ndonjë përpëlitje dhe juve reagoni. Ju nuk respektoni as procedurën as afatin kohor. Mblidhni Etikën kur t’ju dojë qefi dhe kolegët e PS duhet të reagojë kur rrethohet hyrja e parlamentit sikur të jetë këtu thesar i Ali Babës. E di që e shihni këtu si thesar se nga këtu abuzoni që prodhon para Edi Rama për t’i dhënë McGonigal. E kuptoj pse bëni si të shqetësuar për zhurmën në parlament.

Ju keni futur vuvuzelën deri në grykë e s’ju ka përjashtuar njeri. Çfarë është kjo? Të përjashtohen 20 e ca deputetë se i do qefi Edi Ramës e të trajtohen si lecka. Ju jo vetëm keni bllokuar komisionet hetimore por edhe SPAK s’kthen përgjigje. Brenda 5 ditësh, SPAK dhe SHISH të kthejë përgjigje për çështjen Rama-McGonigal”, tha Salianji.

Artikulli paraprakILIR META: SHQIPËRIA PO VUAN NGA ‘KARTONOKRACIA’, RAMA KËRKON TË SHKATËRROJË PLURALIZMIN
Artikulli tjetërSTAR KIDS – XHAHID BUSHATI