SULMUESI , NJË PAGESË MË TË MIRË SESA I OFRON HAPOEL HAIFA. Hapoeli i Tel Avivit do të jetë destinacioni i ri i Hamdi Salihit, dhe jo Hapoel Haifa. Lajmin e bëri të ditur gazeta më e rëndësishme në Izrael, “Yehidot Aharonot”, raporton “Sportal.al”. Sipas gazetës, drejtuesit e klubit izraelit dhe sulmuesi shkodran janë takuar në mënyrë të fshehtë, ndërsa theksohet se Salihi mund të firmosë këtë javë për Hapoel Tel Aviv-in.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka venë si kusht një pagesë më të mirë sesa i ofron Hapoel Haifa në ofertën e saj, pra më shumë se 20 mijë dollarë neto në muaj. Në fakt, ky është një zhvillim i ri për të ardhmen e shkodranit 32-vjeçar, pasi dukej sikur transferimi i tij te Hapoel Haifa ishte çështje e mbyllur, teksa pritej vetëm nënshkrimi i marrëveshjes nga ana e presidentit Yoav Katz. Hapoel Tel Aviv është një nga klubet më të famshëm në Izrael, çka do të ishte dhe një “rritje” e Hamdi Salihit në “Tokën e shenjtëHapoel Tel Aviv e mbylli sezonin në grupin e skuadrave që luftuan, për të mos rënë nga kategoria maksimale e kampionatit izraelit, Liga Ha’Al, por pa e vënë në diskutim mbijetesën, duke e mbyllur në vendin e tetë nga 14 skuadra.