Nominimi i Bashkisë Shkodër në listën fituese të kategorisë për shërbimin publik të vitit nuk është rastësor.
Helga Sallaku, specialiste e informacionit në drejtorinë e teknologjisë dhe sistemeve të informacionit tregon rëndësinë e këtij çmimi. Programacioni modern dhe ndihma financiare nga qeveria zviceriane bënë që Zyra me një Ndalesë të vihet në shërbim të qytetarëve duke sjellë një metodë të re. Bashkia Shkodër po mendon edhe për të ardhmen duke synuar që ta zgjerojë këtë shërbim dhe ta përmirësojë. Sistemi i Zyrave te Integruara me Nje Ndalese mundeson ofrimin e sherbimeve administrative me afer qytetareve ne menyre cilesore dhe te shpejte. Bashkia Shkodër ndër 7 konkurues për shërbimet publike u përzgjodh në 3 prej fituesve.