Në ambjentet e pinakotekës “Lin Delija” pranë muzeut dioqezian të Shkodrës është hapur salla e re e veshjeve antike liturgjike të ruajtura me fanatizëm gjatë viteve të diktaturës. Imzot Angelo Massafra, arqipeshkëv I dioqezës Shkodër – Pult vlerëson këtë ekspozim të veshjeve si një dëshmi të rrethanave në të cilat është gjendur kisha katolike gjatë komunizmit.

Dy kuratorët e pinakotekës “Lin Delija” Luigj Mila dhe padre Luigi Aloisi tregojnë për rëndësinë që kanë këto veshje dhe kontributin që dha Lin Delija pas largimit nga Shqipëria.

Në këtë sallë janë të ekspozuara veshje të ndryshme liturigjike, si pianeta liturgjike të cilën mbante veshur Dom simon Jubani në kremtimin e meshës së parë në varrezat e Rrmajit.

 

Artikulli paraprak“BETLEHEMI I GJALLË” PËR HERË TË KATËRT NË HAJMEL
Artikulli tjetërTE RINJTË NË MBËSHTETJE TË SHTRESAVE NË NEVOJË