Situata politike në Shqipëri në prag të 30 qershorin ka shqetësuar dhe Italinë, vendin fqinj dhe pratner strategjik.

Ministri i Brendshëm italian Mateo Salvini në një konferencë dje për gazetarët në Romë deklaroi se po përpiqej të komunikonte me të gjitha palët për të evituar një përplasje që rrezikon të shkojë në përplasje civile.

Para gazetarëve Salvini tha se kishte pasur një komunikim telefonik me presidentin Ilir Meta, pasi “kjo përplasje rrezikon të shkojë në një përplasje civile” dhe nuk do të donte që të ktheheshin më skenat e viteve 1990
“Kemi mjaft probleme dhe nuk do donim që të shkonim në fronte të tjera”- u shpreh Salvini.

Mateo Salivini: “Kam komunikuar ne telefon edhe me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, pasi të dielën Shqipëria rrezikon shumë, sepse është kjo përplasje që rrezikon të shkojë në një përplasje civile, që është parë edhe në javët e fundit. Janë duke u mbajtur zgjedhje vendore nga ana e kryeministrit, të cilat janë anuluar nga presidenti i Republikës.

Janë tërhequr partitë e opozitës dhe në to merr pjesë vetëm Partia Socialiste që është në qeveri dhe po përpiqem të komunikoj me të gjitha palët për të evituar një përplasje sepse Shqipëria është partnere kulturore, ekonomike, komerciale me Italianë.

Por jo vetëm, duhet të kujtojmë njerëzit që emigrojnë dhe këtu duhet që të kujtojmë skenat e viteve ’90 dhe nuk do doja që të ktheheshin, pasi kemi mjaft probleme dhe nuk do donim që të shkonim në fronte të tjera.”

Artikulli paraprakPËRPLASET AUTOBUSI I SHKOLLËS, PLAGOSEN 20 FËMIJË
Artikulli tjetërRAPORTI I OKB: SHQIPËRIA, PRODHUESI MË I MADH I KANABISIT NË EVROPËN JUGLINDORE