Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini gjatë një tubimi partiak në Padova, u shpreh se pavarësisht kundërshtimeve të Bashkimit Europian, emigrantët do të shkojnë në Shqipëri.

Në 20 vitet e fundit jemi mësuar me faktin se emigrantët po vinin në Itali nga Shqipëria. Për herë të parë, pas 20 vjetësh, kemi arritur të dërgojmë disa emigrantë nga Italia në Shqipëri. Por Europa thotë jo pasi ata duhet të shkojnë atje vetëm nëse duan.

Në teori, këta njerëz po i largohen luftës por ne i që i mirëpresim duhet t’i lëmë të zgjedhin edhe hotelin. Nëse Shqipëria i mirëpret atëherë në do ti çojmë.

Kaq! Nëse Brukseli është dakord, ne do ta bëjmë. Edhe nëse nuk është dakord, ne do ta bëjmë gjithsesi.

Më herët, BE tha se emigrantët do të shkojnë në Shqipëri vetëm nëse emigrantët pranojnë të dërgohen atje.

Artikulli paraprakMINISTRIA: NUK KA SHTYRJE, NË 17 SHTATOR FILLON PAGESA TE RRUGA E KOMBIT
Artikulli tjetërLEZHË, VODHI KASAFORTËN ME MIJËRA EURO TË KUSHËRIRIT, KAPET AUTORI