Samantha Cristoforetti po përgatitet të bëhet TikToker-ja e parë ‘jashtëtokësore’. Astronautja italiane e Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA) në fakt ka hapur një profil për t’u treguar të rinjve për misionin e saj të ardhshëm në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), i cili do të fillojë, më 23 prill me nisjen nga Kepi Canaveral në anijen ‘Freedom’ të Crew Dragon të SpaceX.
“Më ndiqni! Për të shkuar me guxim atje ku asnjë TikToker nuk ka shkuar deri tani”, thotë AstroSam në videon e parë të shkurtër prezantuese në rrjetin social.
Në një video të dytë ajo prezanton tre kolegët e NASA-s me të cilët do të fluturojë në Crew Dragon për të arritur në ISS dhe zyrtarisht për t’u bashkuar me Expedition 67. Për Astronauten Samantha ky do të jetë misioni i dytë në hapësirë, pas atij në 2014, ku ajo qëndroi në orbitë, për gati 200 ditë.