Duke nisur nga dita e sotme Tirana do të blindohet me masa të shumta sigurie për shkak të samiteve dhe vizitës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në kryeqytet.

Pritet që presidenti i Ukrainës të mbërrijë në Rinas mbrëmjen e sotme ku do të marrë pjesë në samitin për Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor.

Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, Drejtues i Lartë Rebani Jaupi, teksa mbajti një deklaratë për shtyp mbi masat e ndërmarra nga Policia e Shtetit, për mbarëvajtjen e Samitit për Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor tha se masat e Policisë e Shtetit që do të nisin që sot, ku do të angazhohen mbi 1600 forca policore. Të gatshëm do të jetë i gjithë reparti RENEA, por edhe FSK.

Ditën e sotme në Rinas ka zbarkuar sektori i Antiterrorit, shërbimet e SHISH por edhe RENEA per të kontrolluar sigurinë në aeroportin e Rinasit.

Ndërkohë policia rrugore do të ndalojë nga sot parkimet në rrugët që do të bllokohen për dy samitet.Po ashtu në të gjitha pikat kufitare janë dërguar të gjitha informacionet dhe përmbajtjet e personave që dyshohet se kanë prirje ekstremiste të mos lejohen të futen në vendin tonë.

Sa i përket sigurisë së personaliteteve që do të jenë në samit prej ditësh në vendin tonë ndodhen edhe ekspertë të huaj, të cilët kanë asistuar ndihmën e tyre në shoqërimin me eksortë të personaliteteve të huaja nga Rinasi si dhe një grup i posaçëm që merret me sigurinë e presidentit ukrainas Zelensky.Në terren nga policia do të jenë edhe grupet anti-eksploziv që vëzhgojnë rrugët kryesore dhe kanë në mbikëqyrje gjithë perimetrin e sigurisë.

Artikulli paraprakBAZA AJRORE E KUÇOVËS INAUGUROHET MË 4 MARS! RAMA: ROL KYÇ NË STËRVITJET E NATO-S! INFRASTRUKTURË TË AVANCUAR PËR AVIONËT LUFTARAKË
Artikulli tjetërLEGALIZUAN PALLATIN ME 4 KATE PA LEJE, APELI LË NË FUQI PEZULLIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT DHE ZYRTARIT TË KADASTRËS LEZHË