Masat për 6 dhjetorin, Drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku në Konferencë për mediat. Ai ka thënë se ka një interes shumë të madh nga qytetarët pwr masat.

‘Policia është e angazhuar në maksimumin e kapacitete për mbarëvajtjen e samitit. Në rrugëkalimet delegacioneve policia ka hartuar një plan të detajuar masash. Data 6 dhjetor është ditë normale mësimi, pune dhe aktiviteti të përditshëm. Kemi marrë masat për devijimin në rrugë alternative me qëllim, që mos të ketë pengesa. Policia nuk ka pasur asnjë prirje për të spostuar asnjë protestë. Ne na imponojmë që të vëmë sigurinë kombëtare mbi dëshirën për të protestuar. Policia nuk e ndalon protestën e paralajmëruar por garanton mbarëvajtjen e saj jashtë perimetrit të sigurisë. Arsyeja do të fitoje mbi emocionet e kujtdo.’- njoftoi policia.

Artikulli paraprakBORRELL: BE KA TRAJNUAR 1100 USHTARË UKRAINAS
Artikulli tjetërINCIDENTI NE DEGEN E PD KURBIN, PERJASHTOHEN NGA GARA E PRIMAREVE 2 KANDIDAT