Kryeministri Edi Rama, pak para nisjes së samitit për Procesin e Berlinit, që ka mbledhur liderët e Be dhe të rajonit në Tiranë, ka treguar ambientet nga salla ku do të mbahet mbledhja.

Mbledhja e këtij samiti do të mbahet në ambientet e restauruara te piramida.

“MIRËMËNGJES
dhe me tryezën e Samitit të parë të Procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE-së, në Piramidën e Diktatorit në Tiranë, ku do të ulen armiqtë e tij të betuar, të cilët e shohin me respekt e me vlerësim gjithnjë e më të lartë Shqipërinë, që sot është gdhirë si Europa e Ballkanit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Artikulli paraprakKINI KUJDES, MOS MERRNI VENDIME DRASTIKE, ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT
Artikulli tjetërSAMITI I PROCESIT TË BERLINIT NË TIRANË, BEGAJ: HISTORIKE PËR RRUGËN E SHQIPËRISË DHE RAJONIT DREJT BE