Ka nisur në Berlin takimi i kryeministrit Edi Rama me kancelaren gjermane Angela Merkel.Rama shoqërohet nga ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.
Mësohet ndër të tjera, se temë e takimit Rama-Merkel do të jetë çështja e negociatave.Më herët kancelarja Merkel takoi edhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur sot në Berlin, me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.
Merkel dhe Macron do të dëgjojnë nga udhëheqësit e Ballkanit këndvështrimet e tyre dhe propozimet sesi mund të avancojë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit.
Edi Rama: Është një moment rikapitulimi i 5 viteve proces të Berlinit dhe risia është se jemi në një Samit gjermano-francez me Kancelaren Merkel dhe Presidentin Macron për të adresuar të gjitha aspektet e një procesi historik si dhe për të diskutuar për temat me një rëndësi dhe një peshë të posaçme.
Sigurisht që për sa na takon do të fokusohemi tek ecuria e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe padyshim tek domosdoshmëria për afirmuar se Shqipëria meriton të hedhë hapin e madh dhe të shumëpritur të negociatave për anëtarësim.
Në fakt, të gjitha çështjet janë të përfshira, por ka edhe një sesion të veçantë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Pozicioni ynë ka qenë dhe mbetet shumë i qartë.
Ne inkurajojmë dialogun dhe do të mbështesim pa rezervë një marrëveshje që ka mbështetjen e plotë të autoriteteve dhe përfaqësuesve të popullit të Kosovës. Si dhe mbështetjen dhe garancinë e SHBA dhe BE.
Gjithashtu Kryeministri Rama foli edhe per pritshmerite e qeverise shqiptare per raportin e Komisionit Europian qe pritet te publikohet ne fund te muajit maj.
Kryeministri Rama e falenderoi Kancelaren per vemendjen e vazhdueshme dhe mbeshtetjen qe Gjermania ka dhene per te shtyre me tej rrugen e Shqiperise drejt Bashkimit Europian.
Ne takim u diskutua gjithashtu edhe per rajonin dhe domosdoshmerine e vazhdimit te dialogut mes Kosoves dhe Serbise drejt normalizimit te plote te marredhenieve mes dy vendeve