Organizatorët e Samitit të Klimës që po mbahet në Paris njoftuan se vendet e pranishme në mbledhjen e jashtëzakonshme kanë arritur një marrëveshje pas dy javëve të mbushura me bisedime intensive, por implementimi i planit do të varet nga takimi i ministrave të jashtëm që do të zhvillohet sot në orën 11:30 me orën tonë lokale.

Deri më tani, nuk është bërë i ditur asnjë detaj, por thuhet se përfaqësuesit kanë rënë parimisht dakord për pikat të cilat u diskutuan. Ministri i jashtëm francez, Lurent Fabius, i cili është edhe pritësi i këtij eventi, deklaroi më herët marrëveshja e arritur është mjaft ambicioze. Tratativat për gjetjen e gjuhës së përbashkët kërkuan 16 orë më shumë se dy javët e parashikuara për samitin e Klimës. Megjithatë, verdikti përfundimtar do të bëhet me dije pas mbledhjes së ministrave.

ISIS KËRCËNON SËRISH, DO TË MARSHOJMË DREJT ROMËS

Shteti Islamik ka kërcënuar sërish Italinë. Në një video të publikuar së fundmi xhihadistët kanë paralajmëruar se do të marshojnë drejt Romës e beteja do të ketë pasoja apokaliptike. Video e filmuar në Irak tregon një njësi të specializuar me tanke e armatime të rënda që nisen drejt Romës, e më pas vjen edhe fundi i Koloseut.Por gjatë kësaj video është dhe një mesazh i fshehur ku shkruhet “lamtumirë shokëve”, që sipas autoriteteve mund të paralajmërojnë sulme vetëvrasëse. Kjo video vjen ndërsa Perëndimi ka intensifikuar përpjekjet për të goditur Shtetin Islamik në Siri dhe Irak pas masakrës në Paris, ku u vranë 130 persona .

Artikulli paraprak“TREGIME ROMANE”, E SJELL NË SHKODËR ZIJA VUKAJ
Artikulli tjetër25 VJETORI I PD, BERISHA: DO TË MBETEM PËRHERË I JUAJI