Kreu i Programit të Zhvillimit të OKB-së Achim Steiner, përmes fjalimit të tij në samitin e krizës klimaterike, është shprehur se më shumë se 50 shtete të varfëria rrezikojnë që të mos kenë mundësi që të paguajnë borxhet e tyre dhe të falimentojnë pasi bota e pasur nuk është duke bashkëpunuar.

Sipas Achim Steiner, inflacioni, kriza energjetike dhe rritja e normave të interesit po krijojnë kushte ku një numër në rritje vendesh janë në rrezik falimentimi, me ndikime potencialisht katastrofike mbi njerëzit e tyre. Kriza klimatike është duke ndikuar negativisht, pasi bota është duke u përballur me efekte në rritje të motit ekstrem.

Vendet e varfra nuk janë duke marrë fonde nga ato më të pasura, ndaj stuhitë, thatësira dhe i nxehti do të ndikojë akoma më shumë në financat e këtyre shteteve.

Artikulli paraprakPD PUBLIKON HIMNIN E PROTESTËS/ KËNGA QË DO SHOQËROJË QYTETARËT NË 12 NËNTOR
Artikulli tjetërRAMA KOMENTON PROTESTËN E OPOZITËS DHE PARALAJMËRON: KEQARDHJE PËR ATA …