Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në kuadër të takimeve në Samitin e Liderëve të G20 në Romë u takua me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Takimi kokë më kokë u zhvillua i mbyllur për media në Qendrën e Kongreseve Nuvola, ku po mbahet Samiti.
Udhëheqësit e G20’tës ranë sot dakord që të bëjnë më shumë në ndihmë të vendeve të varfra për luftimin e pandemisë koronavirus. Vendosën dhe synimin që deri në fund të këtij viti të imunizojnë 40% të popullatës në botë dhe që niveli i vaksinimit anti-covid të shkojë 70% deri në gjysmën e vitit 2022.