Kryeministri Edi Rama ka pasur një shtrëngim duarsh me Presidentin amerikan, Barack Obama në Samitin e NATO-s në Varshavë, Poloni.

Gjithashtu, kreu i qeverisë ka takuar edhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Gjatë këtij samiti merr pjesë edhe kryeministri në largim i Britanisë së Madhe, David Cameron, vendi i të cilit votoi dy javë më parë për daljen nga Bashkimi Europian. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Aleanca do të ndjekë një strategji të dyfishtë për ruajtjen dhe garantimin e paqes në botë. Sipas tij, NATO do të dialogojë me Rusinë, me qëllim zbutjen e tensioneve në Lindjen e Europës. “Rusia është fqinji ynë më i madh dhe një pjesë përbërëse e sigurisë së Europës. Për këtë arsye, mbështetja e dialogut është thelbësore”, u shpreh Stoltenberg, duke theksuar se “Lufta e ftohtë i përket së shkuarës dhe aty duhet të mbesë”. Në Samitin e NATO-s në Varshavë delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Edi Rama, ndërsa marrin pjesë dhe ministrat Ditmir Bushati i Jashtëm e Mimi Kodheli e Mbrojtjes.

Artikulli paraprakART HOUSE, SJELL “MEMORIET E TRUPIT” NGA ANRI SALA
Artikulli tjetërPERSONAT ME AFTESI NDRYSHE, KLOSI: DO TE KENE TRAJTIM NDRYSHE