Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër, në Samitin e NATO-s, ku dhe ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Mbretëresha e Britanisë së Madhe Elizabeth II.

Kjo pritje, e cila është organizuar në Pallatin Buckingham vjen me rastin e 70-vjetorit të Aleancës së Atlantikut Verior (NATO). Rama ka takuar edhe mbretëreshën Elizabeth II, teksa të gjithë krerët e shteteve anëtare të Aleancës kanë realizuar dhe një foto zyrtare.

Rama qëndron në këmbë krah homologut fqinj Zoran Zaev.

Artikulli paraprakRESHJE SHIU DHE BORE, NJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetër“TËRMETI KA NXJERRË NË DRITË SHUMË GABIME NDËRTIMI”, ZËRI I AMERIKËS: DËMTIME TË RËNDA, SHUMË FAMILJE PA STREHË