Polonia nuk do t’u japë rusëve vizë për të marrë pjesë në samitin e OSBE-së i cili do të zhvillohet mbahet në këtë vend. Vendim ky që vjen pas incidentit pas ditë më parë, pasi një raketë goditi një fshat në lindje, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur katër.
Lajmi u bë i ditur këtë të premte nga një zëdhënës i ministrisë së jashtme, Lukasz Jasina.
“Polonia nuk do t’i japë një delegacioni rus viza për të marrë pjesë në një takim të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Lodz më 1-2 dhjetor”, u shpreh zëdhënësi i ministrisë së jashtme.