Ngjarje historike e ka quajtur Presidenti Bajram Begaj Samitin e Procesit të Berlinit që mbahet sot në Tiranë. Përmes një postimi në Facebook, Begaj thotë se kjo ditë është historike për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe rajonit.

“Mbajtja ne Tiranë sot e Samitit të Procesit të Berlinit është një ngjarje e madhe historike për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe rajonit. I uroj mirëseardhjen dhe punime të mbara delegacioneve pjesëmarrëse”, shkruan Begaj.

Artikulli paraprakSAMITI I BERLINIT, RAMA: NË PIRAMIDËN E DIKTATORIT DO TË ULEN ARMIQTË E TIJ TË BETUAR
Artikulli tjetërPËR HERË TË PARË NË TIRANË! PRESIDENTI MACRON VJEN SOT NË SHQIPËRI, ZBULOHEN SHKAQET E SHTYRJES SË VIZITËS PËR PASDITE